Arbëri

Trajkoviq: “Kompromisi” i Vuçeviqit, përpjekje për ta ndarë Kosovën

Rada Trajkoviq

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se gatishmëria e Serbisë për kompromise mbi çështjen e Kosovës nënkupton ndarjen e territorit, por edhe luftë.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, se “Serbia është e gatshme të bëjë kompromise” për Kosovën, Trajkoviq ka thënë se kjo ka qenë përpjekje e autoriteteve në Beograd për t’u kthyer në “pozicionin fillestar” me qëllim të ndarjes së territorit.

Sipas saj, mesazhet që synojnë “ndarjen e Kosovës, paralajmërojnë destabilizim të ri dhe fushatë kundër Serbisë dhe serbëve, që nuk na duhet në këtë moment”, ka thënë ajo për “Beta”, duke shtuar se Kosova po kontrollon veriun nëpërmjet forcave speciale të Policisë.

Sipas saj, siguria në Kosovë po rrezikohet dita-ditës.

“Kurti implementon ideologjinë e krijimit të Shqipërisë së Madhe, ndërsa Vuçiqi nëpërmjet Vuçeviqit, edhe njëherë dëshiron ndarjen e Kosovës. Të gjithë e dinë se kjo s’mund të arrihet pa konflikt. Të dyja strategjitë mund të nxisin konflikt që do të përfundonte me dëbimin e serbëve nga veriu ose hyrjen e forcave ushtare tokat në veri të Kosovës në emër të mbrojtjes së serbëve”, ka thënë ajo teksa ka shtuar se edhe NATO-ja nuk e do ndryshimin e kufijve.

Kryeministri i Serbisë të martën u shpreh se Serbia është e gatshme të bisedojë me Prishtinën dhe “të bëjë kompromise” për Kosovën.

Siç ka thënë ai për AFP-në nga kompromiset “nuk del asnjëri tërësisht fitues dhe asnjëri tërësisht humbës”.