Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qytetin e Selanikut në Greqi, ka arritur në mbi 2 milionë. Ndërkaq, krahasuar me vitin e kaluar, ka një rritje prej 20 për qind të turizmit në këtë vend.
Në një intervistë për KosovaPress, shefi i marketingut në Organizatën e Turizmit të Selanikut, Grigoris Toulias thotë se për herë të parë, gjatë këtij dimrin kanë shënuar shifra të konsiderueshme të turistëve, për çka shtoi se edhe Kosova ka pasur rol në këtë aspekt.
“Kemi një rritje shumë të ndjeshme të turizmit në Selanik, të ardhjeve turistike, mendoj se një rritje prej gati 20 për qind gjatë vitit të kaluar. Dhe, numri aktual është mbi 2 milionë turistë që vijnë në Selanik nga Kosova. Kemi shumë e shumë njerëz që vijnë direkt në qytet ose nga Pieria Katerini, të gjithë nga Halkidiki, ku ata vizitojnë për të parë diellin për pushimet verore. Pra, nëse marrim parasysh se ata sapo vijnë brenda një dite në Selanik, mendoj se shifrat janë vërtet shumë të larta, janë rreth qindra mijëra njerëz nga Kosova”, thotë Toulias.
Sipas tij, në dy vitet e fundit e kanë futur Kosovën në hartat e tyre, sa i përket turizmit. Ai potencon se shifrat e turistëve në Selanik po rriten nga viti në vit.
“Selaniku është një destinacion në zhvillim për pushim, në vetëm pak vite filluam të kemi turizëm gjatë gjithë vitit në qytet. Dhe mendoj se shifrat këtu po rriten nga viti në vit dhe ishte hera e parë që gjatë periudhës së dimrit kemi pasur turizëm, domethënë shifra të konsiderueshme dhe mendoj se Kosova ka një rol në këtë trafik, trafik turistik sepse keni afërsinë...Dy vitet e fundit e kemi futur Kosovën në hartat tona, e kam fjalën në tregjet tona. Sepse, ne filluam, duke parë trafikun që rritet çdo vit dhe kuptuam se duhet të bëjmë diçka për të. Jam i sigurt se gjatë gjithë viteve të kaluara kemi pasur edhe njerëz nga Kosova që kanë vizituar Selanikun dhe rrethinën, por gjatë dy viteve të fundit kemi pasur, le të themi, një politikë domethënëse dhe të organizuar për këtë treg dhe kemi pasur shumë njerëz, shumë për turizmin”, potencon Toulias.