Arbëri

Tjetër sulm i qenve endacakë në Prishtinë

Qentë endacakë

Gazetarja Behare Bajraktari njoftoi se të mërkurën është sulmuar nga qentë endacakë në Prishtinë.

Ajo shkroi në Facebook se është dërguar me ambulancë për trajtim mjekësor, derisa në pamjet që ajo i ka publikuar shihet se ka marrë lëndime në këmbë.

Bajraktari tha se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është i obliguar ta menaxhojë çështjen e qenve endacakë.

“Sot rreth orës 18:00 te Mensa e Studentëve më sulmuan dhe me kafshuan qentë endacakë. Çfarë vlere ka jeta e njeriut kundrejt qenve z. Perparim Rama? Z.Rama ligjwrisht je i obliguar ta menaxhosh çështjen dhe ta mbrosh jetën e qytetareve. Qentë direkt kanë sulmuar, kjo wshtw e rrezikshme sidomos pwr fëmijët. Kafshimi i qenit ka depërtuar nwpwr lëkurw te çizmes. Kjo gjendje wshtw e papranueshme, me rrezikun qe na kanoset. Brenda kësaj periudhe qentë e paskan sulmuar njw grua te Termokosi”, ka shkruar ajo.