Arbëri

Thaçi: S’jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik për askënd

Hashim Thaçi

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se nuk paraqet rrezik për askënd në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen më 9 shkurt, pasi nuk është pjesë e garës elektorale.

Teksa është deklaruar lidhur me aktakuzën e re ndaj tij, Thaçi ka thënë se e respekton Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. 

“E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës kërkojë edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulur, në secilën anë apo në çfarëdo uniforme qe jemi, në këtë sallë të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuar janë produkt i Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Thaçi nuk është deklaruar lidhur me fajësinë sa i përket aktakuzës që Zyra e Prokurorit të Specializuar ia ngriti atij, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit lidhur me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Lexo përditësimet tjera
Hashim Thaçi

Thaçi nuk deklarohet mbi akuzat e reja

Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk është deklaruar lidhur me fajësinë sa i përket aktakuzës që Zyra e...