Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk është deklaruar lidhur me fajësinë sa i përket aktakuzës që Zyra e Prokurorit të Specializuar ia ngriti atij, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit lidhur me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
"Nuk kam pasur mundësi ta diskutoj (me avokaten time) shkaku i angazhimeve tjera që kam pasur në thelb dokumentin e konfirmuar nga ana ju andaj do të deklarohem me kohë në përputhje me afatin ligjor dhe kushtetues", tha Thaçi.
Gjyqtarja Majorie Maselot i tregoi paraprakisht se nuk është i obliguar të deklarohet dhe se që nga mbajtja e kësaj seance i ka 30 ditë për tu deklaruar mbi mospranimin apo pranimin e fajësisë.
Maselot, që po udhëheq procedurën paraprake në rastin më të ri të Speciales, e pyeti Thaçin se a i ka kuptuar akuzat.
Ai u përgjigj se nuk i ka lexuar ende ato. Gjyqtarja e pyeti nëse do kohë për konsultim me avokaten dhe më pas avokatja Nina Tavakoli kërkoi që gjykata ta bëjë një pauzë në mënyrë që ta ketë një mundësi për konsultë me klientin e saj.
Pas një pushimi pesëminutësh Thaçi tha se i kupton akuzat që i ka lexuar sekretarja e gjykatës.
Thaçi: S’jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik për askënd
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se nuk paraqet rrezik për askënd në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen më 9 shkurt, pasi nuk është pjesë e garës elektorale.
Teksa është deklaruar lidhur me aktakuzën e re ndaj tij, Thaçi ka thënë se e respekton Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës kërkojë edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulur, në secilën anë apo në çfarëdo uniforme qe jemi, në këtë sallë të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuar janë produkt i Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Thaçi nuk është deklaruar lidhur me fajësinë sa i përket aktakuzës që Zyra e Prokurorit të Specializuar ia ngriti atij, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit lidhur me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.