Arbëri

Përfundon vizita e Thaçit

Hashim Thaçi duke u larguar nga QKUK-ja

Hashim Thaçi duke u larguar nga QKUK-ja, ditën që e vizitoi babain

Foto: Driton Paçarada

(E përditësuar 14:35) - Hashim Thaçi është parë duke u larguar nga objekti i QKUK-së, aty ku qëndroi për disa orë për ta parë babanë e sëmurë.

VIDEO:

Largimi i Thaçit u shoqërua me brohorima nga dhjetëra njerëz që ishin mbledhur në oborrin e klinikës.

Foto: Driton Paçarada (KOHA)


Thaçi në Kosovë

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka arritur në Kosovë me një leje të përkohshme nga Gjykata Speciale në Hagë.

Thaçi aktualisht gjendet në QKUK, ku babai i tij po trajtohet prej një kohe. 

Ai pati bërë kërkesa te Dhomat e Specializuara të Hagës këtë vit për ta vizituar babanë e tij të sëmurë, por i ishin refuzuar deri tash.

Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte si dhe së fundi iu është ngritur një aktakuzë kundër administrimit të drejtësisë.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Michael Doyle, ka konfirmuar vizitën e Thaçit për shkaqe humanitare. 

"Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. Gjatë kësaj vizite nën mbikqyrje, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara", ka njoftuar Doyle për KOHËN. 

VIDEO: