Sot (e hënë) besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin. Manifestimi Qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmet Fati”. Myftiu Naim Tërnava tha se festa e sotme vjen pas kryerjes së njërit prej kushteve të besimit islam, atë të agjërimit për 1 muaj.
“Në shumë vende kemi luftë, ku popullata e pafajshme po përballet me vrasje e përndjekje. Ky nuk është mision i Zotit. Lutemi për ata që janë në vatrat e krizës, për pleqtë, gratë e fëmijët në luftë”, tha Tërnava, i cili shtoi se Kosova sikurse bota po përballet edhe me një krizë tjetër, atë të rritjes së çmimeve.
“Bota po përballet edhe me krizën ekonomike sociale. Misioni ynë është të mbështesim punët e mira e të hairit. Në familje në këto kohë duhet të kemi unitet”, tha Tërnava.
Nga ora 9 në selinë e Bashkësisë Islame, Tërnava pret mysafirë për Fitër Bajram.
{gallery}