Arbëri

Tërmet në Shqipëri

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter u regjistrua këtë pasdite në Shqipëri.

Lëkundjet janë dëgjuar rreth orës 18:00.

Epiqendra ishte 12 kilometër në periferi të Burrelit, raportoi "TCh".

Ndonëse 40 kilometër larg, lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë dhe në disa qytete të tjera.

Aktualisht, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.