Shqipëria ka regjistruar një tërmet pas mesnatës, me 4.6 shkallë të rihterit.
Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) njoftoi se epiqendra e dridhjes ishte në detin Adriatik, 35 kilometra nga Durrësi.
Thellësia e tij thuhet se ishte 6.5 km, e nuk u raportua për goditje pasuese.
Dridhjet janë ndier edhe në zonat përreth.