Dridhje toke janë regjistruar mëngjesin e së martës në Shqipëri.
Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) ka njoftuar se dridhjet u regjistruan 24 kilometra në juglindje të Sarandës, me 4.1 shkallë të rihterit.
Tërmete më të vogla janë regjistruar edhe në zonën përreth.
Shqipëria konsiderohet në mesin e zonave të larta sizmike.