Arbëri

Tërmet në Kosovë

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një tërmet me 2.8 shkallë të rihterit është regjistruar të martën në Kosovë.

Dridhjet janë regjistruar në zonën e Vitisë, gjegjësisht dy kilometra në jugperëndim të fshatit Sublla, ka konfirmuar për KOHËN Shemsi Mustafa, udhëheqës i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës.

Ai ka thënë se dridhjet e tokës u regjistruan në orën 11:41 dhe për shkak të forcës së ulët, nuk pati potencial t’i rrezikonte qytetarët.

“Tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikonte qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët dmth. nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve, Kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, thuhet në njoftimin e Mustafës.

Dridhje toke janë ndier edhe mesnatën e 12 dhjetorit në Kosovë. Tërmeti pati magnitudë 3.9 sipas shkallës Rihter.