Dridhje toke janë ndier mesnatën e 12 dhjetorit në Kosovë. Tërmeti pati magnitudë 3.9 sipas shkallës Rihter.
Sipas Qendrës sizmiologjike EMSC, dridhjet u ndien në Prizren rreth orës 2.
Shemsi Mustafa, udhëheqës i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, ka njoftuar në Facebook se epiqendra e këtij tërmeti ishte 15 km në jugperëndim të Prizrenit, 15 km në verilindje të Kukësit, në fshatin Vërmicë.
"Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, njëherësh ky termet dëshmon për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive e cila në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë më të madhe, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë", ka shkruar Mustafa.
Tërmet është regjistruar më pas edhe me epiqendër në Maqedoninë e Veriut.
#Earthquake 16 km SW of #Prizren (#Kosovo) 18 min ago (local time 01:46:04). Updated map - Colored dots represent local shaking & damage level reported by eyewitnesses. Share your experience via:
— EMSC (@LastQuake) December 12, 2024
📱https://t.co/QMSpuj6Z2H
🌐https://t.co/rjBDSVzC5r pic.twitter.com/cgj1Jb3Uu2