Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 19-23 gradë.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e Institutit.
“Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e plotë