Java e ardhshme pritet të mbajë mot të ndryshueshëm në vend.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e hënë dhe e premte pritet të kenë vranësira të pakta, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me diell.
Temperaturat minimale të hënën do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Të martën e mërkurën do të ketë mot me diell, teksa temperaturat minimale që në të dyja ditët do të lëvizin ndërmjet -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 9-14 gradë Celsius.
Edhe të enjten do të ketë mot me diell, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.
Ndërsa, të premten pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.