Arbëri

Të hënën hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ

Të hënën do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike, të cilat janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar për KOHËN se shorti do të nisë nga ora 11:00. 

“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka thënë Elezi.