Arbëri

Tara thotë se nuk do të përgjigjet në pyetjet e ZPS-së, kërkon t’i tregohet dëshmia e vitit 2019

Ismet Tara

Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, gjatë dëshmisë së tij i ka thënë Gjykatës Speciale se nuk do të flasë asgjë nëse nuk i lejohet ta shpalosë pretendimin e tij për manipulim me deklaratën e tij nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. 

Ai ka kërkuar që t’i jepet një deklaratë e vitit 2019, të një interviste 32 orshe, që ka thënë se kurrë nuk i është treguar, që nuk e ka nënshkruar, që e ka paraqitur atë si tradhtar dhe e ka rrezikuar atë dhe 10 anëtarë të familjes së tij. 

Ai tha po ashtu ka theksuar se dokumenti e ka njollosur UÇK-në.

"Nuk i besoj gjykatës fare nëse ai dokument nuk më paraqitet", ka deklaruar Tara.

Paraprakisht ai u përgjigj se pas luftës, më 17 korrik 1999, e ka parë Hashim Thaçin dhe se ai i ka thënë se e ka parë gjatë luftës në Drenicë.

“Pasqyrim i saktë i imi, por pyetja juaj nuk është e drejtë, për atë mund ta pyetni Hashim Thaçin në qoftë se më ka takuar ose jo. Gjatë njoftimit tim pas luftës më ka thënë që unë ju kam parë juve, ju kam parë juve, por nuk ma ka treguar identitetin e tij”, ka theksuar dëshmitari.

Lexo përditësimet tjera
Ismet Tara

Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, nis dëshminë në Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, ka nisur dëshminë në rastin më të madh të...