Arbëri

Tahiri: Ky buxhet është i dështuar pa Ligjin e Pagave

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar rëndë miratimin e buxhetit të Qeverisë së Kosovës për vitin 2022.

Sipas Tahirit, buxheti është i dështuar për sektorin publik nëse nuk ka zbatim të Ligjit të Pagave.

“Fatkeqësisht edhe kjo mbledhje dështoi edhe për shkak të mungesës së nënkryetarëve. Ligji i Pagave do të duhej të hynte në zbatim. Nëse nuk është buxhetu Ligji i Pagave, pse e keni pru këtë Ligj në agjendë. Ky buxhet është i dështuar për sektorin publik”, ka thënë Tahiri.

Ky i fundit gjithashtu tha se partia e tij do ta respektojë vendimin për fushatën zgjedhore në komunat ku garojnë në balotazh, ndërsa vijoi kritikat për Qeverinë Kurti për gazsjellësin amerikan.