Arbëri

Tahiri-Kurtit: U shëtitët boll në Paris, merruni me minatorët pa rroga të Trepçës

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri

Foto: Driton Paçarada

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe krerët e tjerë shtetërorë që t’i trajtojnë kërkesat dhe ankesat e minatorëve të Trepçës.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri i ka kritikuar krerët institucionalë për shëtitje në Paris, ku po mbahen Lojërat Olimpike. 

“U shëtitët boll, edhe foto e video bëtë në Paris, tash a po merreni me minatorët e Trepçës që janë pa rroga, me bllokadat e rrugëve gjithandej Kosovës, me pensionistët që po presin pas katër vjet qeverie me ua rritë pensionet me dëmet ekonomike e me bllokadën ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Ai tutje i ka përmendur edhe kontratat njëburimore, duke e akuzuar ekzekutivin se punon me të tilla, 
“Se di për besë çka do të flisni në fushatë”, ka shtuar ai.