Arbëri

Tahiri: Edhe e ofruan Asociacionin, edhe morën grusht nga treshja evropiane

Edita Tahiri ne Konfront

Foto nga arkivi: Edita Tahiri në emisionin KONFRONT

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovës Serbi, Edita Tahiri, ka akuzuar Qeverinë duke thënë se me letrën që ministrja e Jashtme Donika Gërvalla i kanë dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, “e ka rrëzuar Kosovën në dy gjunjë”.

Ajo e ka quajtur “grusht” letrën e përbashkët që kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i kanë dërguar kryeministrit Albin Kurti të mërkurën,  ku kanë thënë se ka rrezik që Kosova s'do të ketë përkrahjen e nevojshme për anëtarësim, nëse s'do të nisë me themelimin e Asociacionit.

“Edhe ofruan Asociacionin edhe morën grusht nga treshja e madhe evropiane, ndërsa e lanë anash presidenten Osmani - e rrezuan Kosovën në dy gjunjë - kurrë Kosova nuk ka lejuar të rrezohet as në luftë as në paqe deri sot - është një porosi kur deveja i thotë pronarit para se ta përfundon jetën që të gjithë e dimë - në këtë gjendje të mjerueshme kemi rënë - fatkeqësi katastrofale. 

Në letrën e Gërvallës thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.
Sipas letrës së Gërvallës, Qeveria po punon në një draftstatut të frymëzuar nga ai i Fondacionit Friedrich Ebert (FES).