Ndërsa mandati si ambasador i BE-së në Kosovë i përfundon, Tomas Szunyog ka uruar që Kosova të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Ndërsa ky kapitull mbyllet për mua, dua ta shoh Kosovën që vazhdon rrugën e saj drejt BE-së, duke bërë ndryshimet dhe zgjedhjet e nevojshme për një Kosovë evropiane”, ka shkruar ai në platformën X.
Szunyog ka falënderuar popullin e Kosovës, për të cilin ka thënë se ka në duar të ardhmen evropiane.
Kryeministri Albin Kurti që ishte pjesë e pritjes lamtumirëse të ambasadorit ka thënë se Kosova arriti shumë gjatë mandatit të tij.
“Gjatë mandatit tuaj, Kosova shënoi arritje të rëndësishme në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ato më historiket ishin aplikimi ynë për anëtarësim në BE në fundin e vitit 2022 si dhe liberalizimi i vizave i cili filloi nga ky vit”, u shpreh Kurti.
Por, Kurti tha se në shumë ngjarje që përcollën bashkë, pati edhe tensione.
“Mandati juaj, që përkon me timin, ka qenë i mbushur me ngjarje. Edhe pse herë pas here është karakterizuar nga tensione, ai ka qenë kryesisht i dominuar nga rezultate konkrete dhe historike që shpesh anashkalohen”, është shprehur Kurti.
As this chapter closes for me, I want to see #Kosovo continue its EU path, making the necessary changes and choices for a European Kosovo.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 9, 2024
Kosovo's European future lies in the hands of the people of Kosovo, whom I want to thank for welcoming me with kindness and hospitality.