Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur për rrugën e Kosovës drejt BE-së, në Dialogun për Siguri në Budapest.
Ai ka theksuar se e ardhja e Kosovës “është padyshim në BE” dhe se BE-ja është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën që të lëvizë më afër saj e ta shfrytëzojë mundësinë që ofron procesi i zgjerimit.
“Duke qenë se zgjerimi është i bazuar në merita, theksova se ritmi i reformave duhet të përshpejtohet. Kosova duhet të bëjë progres të prekshëm dhe të pakthyeshëm, duke filluar nga baza, përkatësisht sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, ekonomia dhe funksionimi i institucioneve demokratike”, ka thënë
Szunyog në Budapest, teksa njoftoi për takimin në platformën X.
Szunyog ka përsëritur se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë shkon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me pritjet për zbatimin e marrëveshjeve.
“BE-ja pret që Kosova dhe Serbia ta zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit dhe Aneksin pa vonesë dhe parakushte”, ka thënë ai.
Given that enlargement is merit-based, I stressed that the pace of reforms needs to be accelerated. Kosovo should make tangible and irreversible progress, starting with the fundamentals, namely the rule of law, human rights, economy & the functioning of democratic institutions.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 26, 2024