Arbëri

Sveçla: Ka arrestime nga aksioni kundër ekstremizmit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion lidhur me rastet e ekstremizmit dhe dhunës ndaj institucioneve.

Ai tha se ka arrestime, por numri përfundimtar ende nuk dihet, pasi aksioni është ende në vazhdim.

“Po flitet se ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet për shkak se aksioni është duke vazhduar. Të gjitha institucionet ligjzbatuese janë të angazhuara për të luftuar çdo formë të ekstremizmit apo dhunës që dëmton institucionet dhe pjesëtarët e tyre. Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar hetime në lidhje me këtë informacion,” ka deklaruar Sveçla.

Lexo përditësimet tjera
Policia

Policia zhvillon operacion kundër terrorizmit në Kaçanik

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion në Komunën e Kaçanikut të premten. Burime kanë bërë...