Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Paris Guri dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Daulina Osmani, janë përplasur në “Zgjedhjet në KOHË’ për platformën e punësimit “Superpuna”.
Guri ka thënë të enjten se një pjesë të qytetarëve s’iu kanë ekzekutuar pagesat nëpërmjet kësaj platforme.
“’Superpuna’ ka pasur probleme jashtëzakonisht të mëdha me ekzekutimin e pagesave. Ka shumë shokë e shoqe tanë që tregojnë se s’iu kanë dalë pagat qe 3-4 muaj...kemi kërkuar informacione nga Ministria e Financave por s’na kanë kthyer përgjigje”, ka deklaruar Guri.
Ndërsa, Osmani u shpreh se kjo çështje trajtohet, e shtoi se në rastet specifike ka mund të ketë pengesa.
“Në përgjithësi s’mund të themi që ky program ka pasur pengesa, por në raste specifike ka telashe në secilën fushë...Mbi 14.000 të rinj të punësuar në këtë program, në të cilën kanë qenë përfitues direkt të pa pjesës që mbulon buxheti i shtetit. Prej tyre ka edhe biznese”, ka deklaruar ajo.
