Derisa po shëtiste me qenin e tij në parkun e fëmijëve pranë shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, Erblin Hoxha është kafshuar nga një qen endacak. Sulmi ka ndodhur pasditen e së martës në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet.
Në një prononcim për KOHËN, Hoxha ka thënë se po konsideron të ngrejë padi ndaj Komunës së Prishtinës në lidhje me këtë rast.
“Një qen endacak më ka kafshuar te parku i fëmijëve që është pranë shkollës ‘Ismail Qemali’ në Breg të Diellit. Rasti ka ndodhur sot (e martë) dikur rreth orës 16:30 apo 17:00. Nesër po mendoj të ngre padi ndaj Komunës në lidhje me këtë rast... jam duke e konsideruar këtë veprim”, ka thënë Hoxha teksa ka ndarë fotografi që shfaqin lëndimet e rënda që ka marrë në këmbë.
KUJDES, PAMJE TË RËNDA!
{gallery}