Rreth 1 hektar tokë e mbjellë me misër.
Kjo është toka bujqësore në Besi të cilën për vite me radhë e punon fermeri Gani Dobratiqi, ani pse e ka me qira.
Përveç mbjelljes, për të pasur rendiment më të mirë, atij dhe fermerëve të tjerë i nevojitet të ujisin tokat bujqësore.
Megjithëse në këtë pjesë ekziston rrjeti i shtrirë nga “Iber-Lepenci”, për t’i mbuluar vetë shpenzimet e ujitjes për fermerët është pak e papërballueshme.
“Është shumë e rëndësishme për shkak se për kulturat pranverore kur ka temperatura të larta ka nevojë për ujitje. “Iber-Lepenci” ka sistem të ujitjes, fermerët shkojnë dhe bëjnë kontratën me “Iber-Lepencin”, duhet pasur minimum 5 hektarë tokë bujqësore për t’u pajisur me mekanizmin e ujitjes siç janë fluturat dhe çelësi ku lëshohet uji në hidrant. Është viti i tretë ku drejtoria e Bujqësisë ua heq shpenzimet fermerëve që shfrytëzojnë ujin e “Iber-Lepencit” për ujitje. Është e nevojshme sepse është një lehtësim i madh i fermerëve. Është kriter me marr garniturën, por nëse fermeri ka vetëm një hektar mundet të huazojë ujin tek një fermerë tjetër dhe kështu paguan për aq sa shpenzon”.
Për këtë arsye, Dobratiqi sivjet ka vendosur të aplikojë në komunë për subvencionimin e ujitjes së kësaj hapësire.
“Më herët kemi pasur kontratë me “Iber-Lepencin” por pastaj i kam kthyer gypat. Një pjesë më e madhe e tokës si më bujqësore nuk ka sistem të ujitjes, këtu ku jemi janë 1 hektarë e 90 ari, gjatë vitit të kaluar ka qenë me grurë dhe nuk ka pasur nevojë të ujitjet. Para dy viteve ka qenë me misër por nuk ka pasur nevojë të ujitet për shkak të të reshurave, edhe sivjet e kam me misër. Unë do të aplikojë por nëse nuk ka nevojë të ujitet unë nuk do ta ujiti përndryshe e bëj kontratën në komunë”, tha Dobratiqi.
Kjo nuk është toka e vetme të cilën e mbjellë Dobratiqi. Në fshatin e tij në Lebanë, ai ka mbjellë afër 4 hektarë misër.
Por për dallim në Besi, në këtë anë nuk ka shtrirje të sistemit të ujitjes.
“Kjo parcelë i ka afër 4 hektarë dhe “Iber-Lepenci” është larg kësaj parcele rreth 1 kilometër e gjysmë. Nëse unë planifikoj të ujiti këtë prej “Iber-Lepencit” është e pamundshme sepse më kushton... edhe një pjesë e Lebanës, kur është instaluar sistemi i “Iber-Lepencit” ka qenë gabimi i dy tre personave që e kanë lënë këtë pjesë pa sistem”.
Nëse nuk bëhet ujitja siç duhet, ai thotë se nuk ka rendiment.
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tashmë ka hapur thirrjen për subvencionimin me ujitje të 200 hektarëve tokë bujqësore.
Sipas drejtoreshës Donjeta Dragusha, interesimi i fermerëve është i madh.
Dragusha shton se synojnë zgjerimin e shtrirjes së rrjetit edhe në fshatrat ku nuk kanë një të tillë.
“Ibër-Lepenci” përveç në Prishtinë, bën furnizimin e bujqësisë me ujë për ujitje edhe në Vushtrri, Obiliq, Drenas e Mitrovicë.