Arbëri

“S’po dihet kush ka qenë në pushtet”, Mustafa i PDK-së ironizon Mujën

Arben Mustafa & Armend Muja

Arben Mustafa & Armend Muja

Kandidati për deputet i PDK-së, Arben Mustafa, ka ironizuar me Armend Mujën e LVV-së gjatë debatit në KTV të premten.

Mustafa ka thënë se, duke u bazuar në diskutimet që u bë në debat, nuk po dihet se kush u kanë në pushtet.

“Qeveria jonë i ka rrit pensionet 30 për qind, shumë më lartë se çdo qeveri paraprake”, deklaroi fillimisht Muja.

Më pas Fatmir Matoshi i AAK-Nisma ndërhyri duke e pyetur se ku e kanë programin.

“Aktualisht, po ia prezantojmë programin qytetarëve të Kosovës. Të gjitha do të jenë të mbledhura sepse ajo do të jetë kontrata jonë shoqërore me votuesin e Kosovës”, ka thënë Muja.

Dhe Mustafa ia përmendi disa premtime që LVV-ja nuk i ka realizuar në katër vjet qeverisje.

“Është interesante se në këtë panel nuk dallohet kush u kanë në pushtet, nëse e dëgjoni çka po flet. 150 çerdhe i keni premtu, 6 i keni nis, 4000 banesa për çifte të reja vijë s’ia keni bo. Me nejt katër vjet në pushtet, me ardh në këtë debat do ta bëjmë këtë, do ta bëjmë atë e s’ia keni bo vijë kurgjo hiç”, u shpreh Mustafa.

Lexo përditësimet tjera
Zgjedhjet ne kohe

“Zgjedhjet në KOHË” për rritjen e pagave

Të enjten në “Zgjedhjet në KOHË” në debatin për rritjen e pagave diskutuan kandidati për deputet...