Arbëri

Sot mot i vranët e me riga shiu

Mot me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) në viset e larta parashihen reshje bore, derisa edhe në disa pjesë reshjet e borës mund të përfshijnë edhe viset mesatare. 

Temperaturat minimale sipas parashikimit do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. 

Parashikohet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.