Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot bën tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Sipas njoftimit të KQZ-së tërheqja e shortit do të nisë nga ora 11:00.
Zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt të këtij viti.
Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta ketë numrin 118.
Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 131.
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 124.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila është në koalicion më Nismën Socialdemokrate do ta këtë numrin 137.
Përfaqësues të Listës Serbe nuk kanë marr pjesë në tërheqjen e shortit, por kjo parti do të ketë numrin 112.
Koalicioni për Familjen do ta ketë numrin 129 në fletëvotim, ndërsa partia Fjala do ta këtë numrin 138.
Zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt të këtij viti.
Renditja e partive në fletëvotime:
