Arbëri

Sot Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të luftës në Kosovë

Foto: Alban Bujari / KOHA

Të dielën e 14 prillit shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë shënimit të kësaj dite, kryeministri Albin Kurti do të bëjë nderime te memoriali “Heroinat” nga ora 09:30.

Kjo ditë do të shënohet në shenjë solidarizimi me rreth 20 mijë persona që vlerësohen se kanë qenë viktima të dhunës seksuale para 25 vjetësh.