Arbëri

Sorrat i sulmojnë dy gra në kryeqytet

Sorrat

Pamje të shkëputura nga video (Vrojtuesit e Lagjes)

Dy gra janë sulmuar nga sorrat në Prishtinë, sipas një videoje të publikuar nga faqja “Vrojtuesit e lagjes”.

Siç shihet në pamje, rasti ka ndodhur në qendër të kryeqytetit. 

Në pamje shihet se njëra nga gratë sa nuk rrëzohet duke ikur, nga sorra që e ndiqte në vazhdimësi.

Nuk është hera e parë që në Prishtinë ndodhin raste të tilla. Muaj më parë ishte raportuar për dhjetëra të lënduar në disa raste.

Publikuesi i videos nuk ka treguar se kur ka ndodhur një ngjarje e tillë.