Arbëri

Sorenseni diskuton në Paris e Berlin për dialogun Kosovë-Serbi

Sorenseni diskuton në Paris e Berlin për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se gjatë dy ditëve të fundit ka biseduar në Paris dhe Berlin për mënyrat e avancimit të procesit të dialogut. 

Përmes një postimi në platformën “X”, Sorensen ka thënë se ka zhvilluar biseda thelbësore se si të ecet përpara me dialogun. 

“Mirënjohës për mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e mia”, ka thënë Sorenseni, teksa ka publikuar fotografi me zyrtarë të të dyja shteteve.

Kjo deklaratë e tij u dha pak kohë pasi shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se ka dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes dy vendeve, dhe ka paralajmëruar që së bashku me Sorensenin do të analizojnë mundësi si mund të bëhet proces funksional.