Arbëri

Sorensen: Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, gur themeltar i integrimit në BE

Peter Sorensen

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka vizituar të martën Muçibabën, një nga pikat kufitare me Serbinë. 

Nga atje, Sorensen ka thënë se duhet rifilluar puna pa vonesa.

Sorensen ka theksuar se ndër pikat kyç të integrimit në Bashkimin Evropian është lejimi i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.  

“Është mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për Pikat e Përbashkëta të Kalimit. Ndërsa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Bëhet fjalë për lejimin e njerëzve dhe mallrave të lëvizin lirshëm - një gur themeli i integrimit në BE. Falë KFOR-it për mbështetjen e logjistikës”, ka shkruar ai në platformën “X”.