Arbëri

Slogani nacionalist serb vendoset në hyrje të Ambasadës së Kosovës në Norvegji

Slogani nacionalist serb vendoset në hyrje të Ambasadës së Kosovës në Norvegji

Slogani nacionalist serb “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, është vendosur në hyrje të Ambasadës së Kosovës në Oslo. 

Ky akt është dënuar nga Ambasada e Kosovës në Norvegji.

Në një reagim të ambasadës në Facebook thuhet se ku është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën. 

“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, stafin e ambasadës, shkel normat ndërkombëtare, si dhe minon parimet e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet ndër të tjera në reagim. 

Grafite të tilla janë shkruar me vite edhe nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut dhe të komunave tjera në veri të Kosovës.