Arbëri

Sipas mjekut Gllareva, në Pulmologji u votua edhe pas orës 19:00

Zgjedhjet

Deri rreth orës 22:30 është votuar në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, ka njoftuar doktori Bashkim Gllareva.

Në një lidhje direkte, Gllareva tha në KTV se është shqetësues pengimi i pacientëve gjatë kësaj kohe. Ai njoftoi se në këtë rast s’ishte në rolin e doktorit, por kishte dërguar nënën për trajtim.

“...Ishte shqetësuese që në ora 22:30, në kohën e terapisë vijnë dhe i shqetësojnë pacientët me arsyetimin se kemi pasur pengesa dhe vonesa. Ishte edhe Policia e Kosovës dhe deri para disa minutash u vendosën vota në kuti”, ka thënë ai.

Gllareca ka shtuar se në disa klinika të QKUK-së s’kanë arritur të shkojnë për votim.

KOHA ka kërkuar sqarime nga KQZ-ja mbi këtë situatë dhe artikulli do të përditësohet sapo të ketë reagim.