Arbëri

Siguria në rajon dhe bashkëpunimi ekonomik, temë diskutimi mes Gërvallës e homologut çek

Donika Gërvalla me ministrin çek

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me homologun çek, Jan Lipavsky, ku u tha se kanë diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe fushave të tjera.

Në njoftimin e Ministrisë të dielën thuhet se Gërvalla e Lipavsky diskutuan edhe për sigurinë në rajon, proceset integruese dhe nevojën për të ndërmarrë veprime të përbashkëta “në raport me sfidat me të cilat po përballet Evropa dhe bota”.

Takimi u mbajt në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York.

“Ministrat Gërvalla dhe Lipavský biseduan edhe rreth situatës së sigurisë në rajon, proceseve integruese euro-atlantike të Kosovës dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta ndërshtetërore mes vendeve pro-evropiane në raport me sfidat me të cilat po përballet Evropa dhe bota”, thuhet në komunikatë.