Seanca gjyqësore për vrasjen e Agonis Tetajt, e paraparë për sot, është shtyrë për një datë tjetër.
Këtë e ka konfirmuar avokati i familjes Tetaj, Berat Tmava, i cili ka thënë se vetëm është njoftuar se është shtyrë, por arsyet nuk i di.
Shaban Gogaj, akuzohet për këtë vrasje, derisa seancat tash e 10 muaj janë duke u shtyrë si shkak i përjashtimit të avokatit të tij dhe i vendimit të Odës se Avokatëve për të mos lejuar caktimin e një avokati tjetër.
29-vjeçari Agonis Tetaj ishte vrarë në vendin e tij të punës në shtator të vitit 2018.