Punëtorë shqiptarë e rumunë janë rrahur të premten në vendin e tyre të punës, në konstruktimin e stadiumit të futbollit “Camp Nou” në Barcelonë.
Siç ka raportuar SER Catalunya, 20 punëtorë u përfshinë në rrahje. Gjashtë persona kanë pësuar lëndime.
Bëhet e ditur se menaxheri i kompanisë së ndërtimit i ka përjashtuar të gjithë.
Nuk është hera e parë që ka pasur rrahje në mes të punëtorëve të “Camp Nout”. Një ngjarje e tillë pati ndodhur edhe në maj, kur kishte ndërhyrë Policia.
Stadiumi i rikonstruktuar pritet të hapet pjesërisht në mars të 2025-s. Punët kanë nisur në verën e 2023-s.