“Të marshojmë për barazi dhe drejtësi. Në gusht ishim në Bujanoc, në shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Zgjidhja e problemeve nuk mund të shtyhet më. Asgjë më pak se ajo që meritojmë, asnjëherë më shumë, por vetëm atë që meritojmë”, ka thënë Kamberi, transmeton portali “Bujanovacke”.
Qindra shqiptarë patën marrë pjesë në protestën e 12 gushtit në Bujanoc.
Kërkesat do të jenë të njëjta: T’i jepet fund pasivizimit të adresave të shqiptarëve, të njihen diplomat e lëshuara nga Kosova, prani më të madhe të shqiptarëve në vende të punës dhe institucione shtetërore, zbatim i marrëveshjeve të nënshkruara, përmbushja e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve dhe vëmendje më e madhe e ndërkombëtarëve.