Arbëri

Shqiptarët e Luginës nesër protestojnë kundër diskriminimit nga Beogradi

protesta

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që nesër, 11 gusht, të dalin për të protestuar.

Ka theksuar se do të protestohet kundër shtypjes e diskriminimit që u bëhet shqiptarëve në Luginë nga Beogradi. 

Ajo ka thënë se takimi do të bëhet në sheshin e Bujanocit në orën 11:00 të hënën. 

“Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës. Të nderuar shqiptarë të Luginës. Kanë mbetur edhe pak orë nga PROTESTA. Protestë për drejtësi, barazi. Kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi. Të dalim bashkë, pa dallim. Të ngrisim zërin tonë. Për IDENTITET e DINJITET. Zërin e shqiptarëve të diskriminuar. Takohemi nesër në ora 11:00 në Sheshin e Bujanocit”, ka shkruar ajo në Facebook.