Arbëri

Shkolla “Naim Frashëri” në Prishtinë kalon në skenarin C

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë ka kaluar në mësim online sipas skenarit C për shkak të rasteve pozitive me COVID-19, ka deklaruar drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala.

Ajo i ka thënë KOHËS se nga 14 marsi deri më 22, pesë mësimdhënës dhe një nxënës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Mësimi online në këtë shkollë do zhvillohet për dy javë të ardhshme, duke u përcjell gjendja e të infektuarve.

KOHA ka raportuar të dielën se shkollat Mesme të Ulëta “Abdyl Frashëri” dhe “Gjin Gazuli” në kryeqytet kanë kaluar në mësim online, për arsyen e njëjtë.