Arbëri

Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq

Komuna e Zvecanit

Kryetari i Zveçanit, ka shkarkuar sot nga detyra nënkryetaren e Komunës, Natasha Tomaniq.

Vendimi për shkarkimin e Tomaniqit është marrë sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit që është mbajtur në orën 10:00.

Aty është votuar për shkarkimin e nënkryetares, ku 17 vota kanë qenë pro shkarkimit, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Shkarkimin e nënkryetares e ka konfirmuar për KOHËN kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Ai ka thënë se vendimi është marrë sot në seancën e Kuvendit Komunal ku 17 asamblistë votuan pro shkarkimit të nënkryetares.

Sipas tij, nënkryetarja ka kaluar disa herë kompetencat e saj në punë.

Përveç kësaj ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj zyrtarëve serbë në komunë te Zveçanit, ku si rrjedhojë tre zyrtarë serbë kanë dhënë dorëheqje ditëve të fundit.

LEXO EDHE: