Parashikimi i motit

Shi sot në Kosovë

Moti në Kosovë

Të martën është parashikuar të ketë reshje shiu dhe vranësira në Kosovë në disa lokalitete e priten edhe erëra.

Sipas MeteoKosova, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 gradë celsius deri në 10 gradë, e ato maksimalet ndërmjet 17-20 gradë.

Parashihet që rrebeshe afatshkurtra shiu të ketë në Rrafshin e Dukagjinit, e edhe pritet largimi i pluhurit saharian.

“Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa vonë pasdite mund të ketë shtim të vranësira dhe reshje lokale shiu, tani kryesisht në Rrafshin e Kosovës: zona veriore, verilindore, lindore dhe ajo disi qendrore, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë shkarkesë elektrike”, thuhet në njoftim.