Arbëri

Shefqeti: Ligji për Byronë përmban dispozita antikushtetuese

Florim Shefqeti

Avokati Florim Shefqeti ka deklaruar se ligji për Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm, por sipas tij, ai përmban disa dispozita antikushtetuese.

Sipas Shefqetit, antikushtetues është çështja që në nenin 4, kur përmendet sendet dhe pronat e pajustifikueshme, konsiderohet edhe sendet e fëmijëve. Ai ka shtuar se fëmijët e mitur s’mund të kenë prona deri në moshën madhore.

“Në parim si ligj është i domosodoshëm dhe mirë që është punuan në këtë ligj. Kam disa çështje që kam hezitime bazike. Ky projektligj  për bindjen time i përmban 3 dispozita antikushtetuese. Dispozita ka të bëjë te neni 41 kur flet për sendet e pronat e pajustifikueshme. Aty thotë se secilat prona janë të pajustifikueshme, edhe prona e fëmijëve deri në arritjen e moshës madhore. S'mund të jetë pronë e fëmiëjve që janë të mitur. Nuk mund të kuptohet pronë e fëmijëve që janë të mitur, që mund ta ketë dhuratë”, ka deklaruar Shefqeti në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka shtuar se projektligji është antikushtetues edhe në çështjen e zgjedhjes së drejtorit, duke thënë se lë hapësirë që drejtori të zgjidhet nëpërmjet ndikimit politik.

“Ky ligj ka edhe pjesën e saj të përcaktuar në gjykimin dy herë për të njëjtën çështje, kur zbulohen prova të reja apo kur zyrtari heq dorë nga propozimi për masa apo konfiskim”, ka thënë avokati.

Sipas tij, problemi kryesor është se si do të zbatohet ky ligj, e jo a është kundërkushtetues.