Arbëri

Shefi i Zyrës së BE-së viziton veriun: Angazhimet e Kosovës ndaj komuniteteve të realizohen plotësisht

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, gjatë vizitës në komunat veriore të Kosovës

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar të enjten një vizitë në komunat veriore të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite është takuar me përfaqësues nga partitë politike dhe shoqëria civile nga komuniteti serb në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Orav ka thënë se është i përkushtuar të punojë derisa të sigurohet se angazhimet e Kosovës ndaj të gjitha komuniteteve të jenë realizuar.

“Përfundova vizitën time në veri të Kosovës, ku takova përfaqësues nga partitë politike dhe shoqëria civile nga komuniteti serb i Kosovës. Jam i përkushtuar të punoj ngushtë me homologët për të siguruar që angazhimet e Kosovës ndaj të gjitha komuniteteve janë realizuar plotësisht”, ka shkruar ai.