Arbëri

SHBA-ja në KS të OKB-së i kërkon Serbisë llogaridhënie për sulmin në Banjskë

shba

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i ka bërë thirrje Serbisë që të sigurojë llogaridhënie për sulmin e ndodhur në Banjskë të Kosovës vitin e kaluar. Ai ka theksuar se Serbia nuk ka bërë asnjë përparim në mbajtjen përgjegjës të kryesve të atij sulmi.

Në KS të OKB-së përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shtuar se duhet të rishikohet mandati i UNMIK-ut, duke i bërë thirrje këtij të fundit që të ruajë neutralitetin dhe paanshmërinë.  

“UNMIK-u e ka tejkaluar mandatin e tij fillestar dhe i bëjmë thirrje Këshillit që ta rishikojë mandatin e UNMIK-u dhe të fillojë planifikimin e perëndimit të tij. Inkurajojmë UNMIK-un që në të ardhmen të ruajë këndvështrimin neutral dhe të shprehë paanshmërinë e UNMIK-ut. Ka më shumë se një vit nga sulmi paramilitar në veri të Kosovës dhe Serbia nuk ka bërë asnjë lloj progresi në sigurimin e llogaridhënies së kryesve përfshirë Radoiçiqin. Inkurajojmë në llogaridhënie të plotë në pajtim me sundimin e ligjit”, ka thënë ai.

Ai ka shprehur shqetësimin për veprimet e Qeverisë së Kosovës të cilat i ka quajtur të pakoordinuara.

“Mbesim të shqetësuar për veprimet e pakoordinuara nga Qeveria e Kosovës që nuk janë në përputhje me zotimin e Kosovës që të punojë në këtë drejtim. Këto cenojnë jetesën e komuniteteve dhe cenojnë rrugëtimin drejt normalizimit të marrëdhënieve. Dialogu është rrugëtimi i dakorduar për normalizim dhe progresit drejt institucioneve evropiane. SHBA vazhdon të punojë me OKB, BE dhe OSBE për të zmbrapsur veprimet eskaluese nga secila palë dhe do vazhdojmë tutje në zbatim të të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë themelimin e Asociacionit”.

   

Lexo përditësimet tjera
Donika gervalla schwarz

Gërvalla: Problemi i Vuçiqit s’është asociacioni por ekzistenca jonë, ai po përgatitet

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk...