Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për të lehtësuar pajisjen me patentë shoferë të Kosovës për ata që kanë patentë shoferë ilegalë të lëshuar nga strukturat paralele serbe në Kosovë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shkruar në “X” se SHBA-ja “mbështet përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejmë dhe avancimin e vizionit të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse e multietnike”.
The United States welcomes the Kosovan government decision to facilitate the issuance of Kosovan driver’s licenses to all citizens of Kosovo. We support efforts that enable further integration and advance our shared vision of an inclusive, multiethnic Kosovo.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 8, 2024
Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur që për këtë konvertim qytetarët serbë të mos detyrohen t’i nënshtrohen provimit për patentë shofer.
Afati për konvertimin e patentë shoferëve, i cili do të hyjë në fuqi nga e enjtja e 9 majit, do të vlejë deri më 9 gusht.