Arbëri

SHBA-ja e kënaqur pas certifikimit të Listës Serbe: Procesi zgjedhor të mbetet pa ndërhyrje politike

Flamujet e SHBA-se dhe Kosoves

Ambasada e SHBA-së në Kosovë është shprehur e kënaqur pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për certifikimin e Listës Serbe. 

Ambasada ka thënë se është e kënaqur që institucionet e Kosovës kanë përmbushur rolet e tyre të cilat janë thelbësore për një demokraci gjithëpërfshirëse. 

Ajo ka thënë se është e kënaqur që të gjithë kandidatët janë certifikuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. 

“Procesi zgjedhor duhet të mbetet transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike. Votuesit duhet të vendosin se kush zgjidhet sipas sistemit demokratik të Kosovës dhe të gjitha partitë dhe kandidatët duhet të refuzojnë çdo tentim për të politizuar procesin zgjedhor”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka thënë të martën se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për certifikim të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë - për zgjedhjet e 9 shkurtit, është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se vendimet PZAP-së janë të obligueshme për institucionin që drejton, dhe që këtë çështje e konsideron të mbyllur.

"Vendimi i PZAP-së është i plotfuqishëm, ndërsa sipas nenit 118, vendimet e PZAP-së janë të obligueshme për KQZ-në”, ka thënë ai.

Britania pas certifikimit të Listës Serbe: Sundimi i ligjit s’mund të minohet nga përshtatshmëritë politike

3 muaj më parë / 31 dhj 2024 17:47
Jonathan Hargreaves

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur certifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Hargreaves ka thënë se institucionet demokratike të Kosovës kanë dëshmuar se janë të gatshme ta sigurojnë zbatimin e sundimit të ligjit. 

“E mirëpres certifikimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Institucionet demokratike të Kosovës kanë treguar se janë në gjendje të sigurojnë se sundimi i ligjit zbatohet dhe nuk mund të minohet nga përshtatshmëritë politike”, ka thënë ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka thënë të martën se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për certifikim të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë - për zgjedhjet e 9 shkurtit, është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar.

Vendimin e KQZ-së e ka mirëpritur edhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë.