Disa nga tabelat me emërtime edhe në shqip të vendbanimeve në veri janë vandalizuar sërish.
Atyre mbi emrin në shqip u është vendosur nga një stiker me emrin e vendbanimit të shkuar me alfabet cirilik.
Këtë për KOHËN e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani.
“Kemi informata që janë vendosur disa stikersa në tabelat e vendbanimeve, një gjë e tillë po ndodh në vazhdimësi”, ka thënë Elshani.
Tabelat e komunikacionit, në të cilat emërtimet e vendbanimeve në veri janë shkruar edhe në gjuhën shqipe, u patën vendosur nga autoritetet e Kosovës më 14 mars.
Por menjëherë emërtimet në shqip u patën ngjyrosur me të zezë.