Menaxhmenti i Telekomit dhe kryesuesja e Bordit, janë ftuar që të raportojnë të enjten në Komisionin Hetimor Parlamentar për Telekomin.
Ky komision do të intervistojë gjatë majit dhe qershorit një sërë dëshmitarësh.
Anëtarët e Komisionit kanë thënë se dëshmitarë mund të jenë ish-kryeministra, ish-ministra gjatë periudhës së skandaleve që kanë ndodhur në këtë kompani, raporton KTV.
Edhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni, kërkuan nga menaxhmenti i Telekomit që mos të ripërtërihet kontrata me Z-Mobile, meqenëse është edhe kërkesë e punëtorëve dhe sindikatës së kësaj kompanie.
Në fund, anëtarët e Komisionit Hetimor vendosën që me një shkresë zyrtare të kërkojnë nga menaxhmenti i Telekomit, pezullimin e çdo aktiviteti për kontratën e re me kompaninë Z-Mobile.