Sekretari i Ministrisë së Integrimit Evropian, Kushtrim Cukaj, ka reaguar pas raportimit të KTV-së për konkursin e jashtëm të hapur për 5 pozita në këtë ministri.
Në një reagim të tij, me shumë gabime gjuhësore, Cukaj i ka quajtur të pavërteta dhe shpifje se ky konkurs është i kundërligjshëm.
“Vetem kjo eshte e verteta, te tjerat jane shpifje dhe te gerrditshme, Por gjithashtu eshte e dhimbshme te behen pjes e kesaj fushate edhe perfaqesues te bashkesis nderkombetare ne Kosove( pra te bien pre e genjeshtrave dhe keqinformimit politikisht te motivuar) MIE- ne do vazhdoj dhe punoj fuqishem ne rrugen e Integrimit Evropian dhe bazuar ne legjislacionin e RKS-ës, si dhe respektimin e marreveshjeve nderkombrtare”, ka shkruar Cukaj (citat i pandryshuar), raporton KTV.
O’CONNELL E SHOQËRIA CIVILE I KËRKOJNË HOXHËS TA ANULOJË KONKURSIN
KTV-ja ka kontaktuar të hënën e kësaj jave me Zyrën e Sekretarit Kushtrim Cukaj, por nuk ka dhënë asnjë përgjigje lidhur me interesimin e televizionit për këtë konkurs. Por, Cukaj ka zgjedhur Facebook-un për ta quajtur shpifje raportimin për këtë konkurs.

Sekretari i MIE-së, Cukaj, reagimet e BE-së dhe të ambasadorit britanik Ruairi O’Connell i ka quajtur, siç ka shkruar, “pjesë të fushatës së gënjeshtrave dhe keqinformimit politikisht të motivuar”.
KONKURSI I KONTESTUAR I MIE-SË: BURSISTJA VELIU THOTË SE PUNOI NË MINISTRI VETËM 4 ORË
Bursistja e Young Cell Scheme, Mimozë Veliu, që i ka përfunduar studimet në Angli, ka treguar se si ishte ftuar zyrtarisht për të nisur punën në Ministrinë e Integrimit Evropian, por aty kishte punuar vetëm 4 orë.
Veliu ka thënë se sekretari i MIE-së Kushtrim Cukaj, nuk ia nënshkroi kontratën, duke mos dhënë asnjë arsye.
BE-JA KRITIKON MINISTREN E INTEGRIMEVE PËR SHKAK TË TENTIMIT PËR T’I ZËNË VENDET E BURSISTËVE
Po në këtë pozitë, Zyrtare e Lartë për asistencë zhvillimore, ku fillimisht ishte pranuar Mimozë Veliu, kjo ministri ka shpallur konkurs me 23 korrik.
Stafi civil i Ministrisë së Integrimit, e cilëson të kundërligjshëm këtë konkurs. Ata kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë për t’i kundërshtuar këto veprime.

Punësimi i bursistëve që kanë kryer studimet për Skemës së Profesionistëve të Rinj, është obligim i Qeverisë së Kosovës për t’i sistemuar në shërbimin civil në një periudhë 3-vjeçare.
Ndërkaq, edhe përkundër kundërshtimeve, Ministria e Integrimit ka vazhduar afatin e këtij konkursi deri më 15 gusht.